Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Elhaida Dani: Më besoni nuk kam thyer asnjë kod, qoftë dhe moral

22:22 / December 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elhaida dani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elhaida Dani ka reaguar për herë të parë që pasi bëri publike lidhjen me balerinin Ledian Agallijaj. Këngëtarja u kritikua nga komentuesit pasi Lediani kishte bërë publike lidhjen disa vjeçare me një vajzë tjetër, me të cilën u tha se i kishte dhënë fund marrëdhënies pak kohë më parë. Përmes një postimi në Instastory, Elhaida sqaron se nuk ka thyer asnjë kod, qoftë dhe moral.

elhaida

Deklarata e plotë e Elhaidës: “E di që shumë prej jush po prisnit këngën e re, por më përpara: Doja të flisja hapur dhe të trajtoja një situatë e cila në ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime e ndoshta dhe lënduar disa prej jush. E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi dhe e kuptoj përgjegjësinë që vjen me këtë rol. Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, përtej punës, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Si artiste besoj shumë tek forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar pozitivitet e për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj kjo shpjegon edhe arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi për njëri-tjetrin. Megjithatë, nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë dhe moral, por nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet shpesh mund të jenë komplekse. Prandaj në finale dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar, siç gjithmonë kam bërë, besimin dhe mbështetjen tuaj për të ecur përpara. Sinqerisht e juaja Elhaida”.

elhaida ledioni

dancing Elhaida Dani ledioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.