Elia Zaharia ka uruar Vitin e Ri 2024 me kartolinën ku pozon krah familjes dhe vajzës së saj, Geraldina. Ndryshe nga vitet e shkuara, në foton e urimit mungon Princ Leka pasi çifti i famshëm mësohet se kanë nisur procedurat e divorcit.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2024! Lutem për një vit sa më të mbarë për ju e familjet tuaja, një vit ku të mbizotërojë harmonia dhe toleranca, dashuria dhe falja, mirëkuptimi dhe shpresa!
Uroj për çdo fëmijë në këtë natë ndërrimi vitesh, të ketë përpara një pjatë të ngrohtë, një dhuratë, dhe një përqafim plot dashuri!”, shkruan Elia Zaharia krahas imazhit ku shfaqet krah prindërve, vëllait, Amos Zaharia dhe vajzës, Geraldina.
Konflikti
Problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës së këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.
Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt familjarë apo miqtë. Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por, shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia e Blertën. Raporti i saj me Princin, ka nisur vetëm disa kohë më parë, kur martesa e tyre kishte mbërritur tashmë në fund.
Vajza që i rrëmbeu zemrën
Një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpeshherë nën shoqërinë e Princit. Ajo ka punuar per disa vite pranë Partisë Demokratike, ku ishte kuratorja e imazhit të demokrateve të Lulzim Bashës.
