Eliona Pitarka vendos të ndryshojë look pas lindjes së vajzës dhe duket shumë cool
Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, ka sjellë në jetë vogëlushen e cila u pagëzua me emrin e veçantë, Gala.
Bebushja është bërë kryefjala e jetës së saj, e cila tashmë është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Pas lindjes, Eliona i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe kilogramët që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, i humbi menjëherë. Aktorja na ka surprizuar sërish pasi vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në pamjen e saj, duke ndjekur rregullin e pashkruar të hapjes së ngjyrës së flokëve, duke shtuar disa highlights në flokët e saj të cilat anojnë nga ngjyra bjonde, si dhe i ka prerë ato.
Kjo pamje e re e Elionës na pëlqeu shumë të gjithëve dhe duket kaq cool.
Eliona Pitarka, herë pas here na ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë pasi solli në jetë vogëlushen.
Bebushja është bërë kryefjala e jetës së saj, e cila tashmë është në qiellin e shtatë nga lumturia.