Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Elisa Spiropali: Gabimi më i madh i Ramës është…

22:57 / November 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropaliii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Opinion”, ku ka folur për deformimin e votës, problematikat e sistemit zgjedhor dhe përgjegjësinë e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës, Spiropali u shpreh se mazhoranca duhet të kishte zgjedhur dialogun me protestuesit dhe duhet t’i kishte dhënë hapësirë opozitës.

Ajo kërkoi gjithashtu një reformë zgjedhore që do të mundësonte kalimin drejt sistemit proporcional me lista të hapura.

Duke folur për proceset zgjedhore, Spiropali pranoi se ka deformim të votës, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e pushtetit, veçanërisht në zonat periferike.

Më tej, Spiropali ngriti shqetësimin për elementët e krimit, korrupsionit dhe përdorimit të burimeve të pushtetit, duke përmendur tenderët dhe mekanizma të tjerë që, sipas saj, ndikojnë në keqfunksionimin e sistemit zgjedhor.

Në këtë kontekst, ajo ia atribuoi Edi Ramës një përgjegjësi të drejtpërdrejtë për problematikat e evidentuara, duke theksuar se si kryeministër, ashtu edhe si kryetar i Partisë Socialiste, ai duhet të marrë përgjegjësi për ndalimin e këtij fenomeni.

Ajo e cilësoi personalizimin ekstrem të pushtetit si një nga problemet kryesore të modelit aktual të qeverisjes, ndërsa theksoi se është e vendosur të angazhohet për ndryshimin dhe evoluimin e sistemit.

“Ne duhet të uleshim me protestuesit, ti jepnim hapësirë opozitës, të bënim një reformë zgjedhore me sistem proporcional me lista të hapura.

Deformimi fillon nga sistemi elektoral. Deformim të votës ka, sepse forca e pushteti është aq e madhe, dhe mbi të gjitha në periferitë e largëta, presioni i pushteti është shumë i madh.

Ka elementë të krimit, korrupsionit, ka elementë të përdorimit të mjeteve të pushtetit, të tenderave dhe shumëçka tjetër në këtë sistem. Edi Rama ka përgjegjësinë si për të parë problematikat, ashtu dhe si për t’i ndryshuar ato. Është kryeministri dhe kryetar i PS. Atdheu të mos trajtohet si pronë private.

Jam në betejë për ta ndryshuar dhe për ta evoluar sistemin. Unë jam ajo që kam qenë dhe do jem. Përgjegjësia më e madhe është modeli i personalizimit ekstrem të pushtetit”, tha ajo.

deklarate gabimi PS Rama spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: “Elisa është njeri i lirë në jetën politike dhe nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS”

21:41 / November 26, 2026

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë,” Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra

20:39 / November 26, 2026

Ndryshojnë rregullat e prokurimit publik, nga kriteret e tenderëve te nënkontraktimi dhe afatet e ankimimit

14:35 / November 26, 2026

Tiranë, Rama pret komisioneren Marta Kos

14:21 / November 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.