Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiropali: S’ka urgjencë për mocionin me debat me Ramën

12:35 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20230720123934731
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur opozitës, e cila ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa i bie pa pushim tavolinave. Spiropali i bëri thirrje Gardës së Republikës që të largohej nga foltorja. Po ashtu Spiropali tha se nuk ka urgjencë për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, dhe se ata votuam për arrestimin e Arben Ahmetajt.

“I bëj thirrje punonjësve të gardës, që të largohen nga foltorja se ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Ju lutem largohuni, le të rrinë në foltore dhe të bëjnë zhurmën. Ne patëm durimin që sot të dëgjonim mbi 20 deputetët për procedurë, pa bërë zhurmë dhe jo se nuk kemi ç’themi. Sa i takon llogaridhënies, përballjes me të vërtetën, nuk kemi hezituar as me komisione dhe as me drejtësinë. Kryeministri është përgjigjur. Ju nuk është hera e parë që e shpallni këtë qeveri, mafie, grup i strukturuar kriminal.

E keni nisur që në kohën e Fatos Nanos, apo dhe me opozitën tuaj të thellë. Narko-shtet, monstra, kreu i Meduzës, këto janë fjalët që ju përdorni në Kuvendin e Shqipërisë. Janë për turpin tuaj se sa herë që votoheni, populli shqiptar jua kthen përgjigjen me votë.

Në konferencën e Kryetarëve e diskutuam çështjen e mocionit me debat dhe interpelancën të paraqitur ju në mënyrë urgjente, por urgjencën s’e përcaktoni ju. Urgjenca përcaktohet nga gjykata Kushtetuese, apo aktet normative. O Albana pse vazhdon iu bie foltores? A doni të merrni përgjigje? Kur të vijë kryeministri, do të flasë ai, tani po flas unë. Është e lezeçme kjo Flamur”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat: Nuk do ta shohin më derën e institucionit

09:31 / October 19, 2026

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026

Rama paralajmëron masa për të miturit dhe studentët që dhunojnë në protesta: “Familjet do të paguajnë dëmet, nuk do të kenë më arsim falas dhe bursa”

09:14 / October 19, 2026

Rama: Shteti do ta fitojë betejën me protestat e dhunshme, kush synon pushtetin me forcë do të zhgënjehet

09:07 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.