Edhe miliarderi Elon Musk, pronari i X dhe Tesla ishte i pranishëm në ditët e politikës, kulturës, debatit në ‘Atreju 2023’ që mbahet në Romë.
Në skenë Musk doli duke mbajtur djalin kaliqafë duke dhënë një mesazh të fortë për rënien demografike të popullsisë dhe për bërjen e fëmijëve.
Vogëlushi mezi u shkit nga i ati që do të vazhdonte konferencën në partinë e Giorgia Melonit. Pavarësisht përpjekjeve të Elon Musk për ta zbritur në tokë. Më pas e merr në krahë dhe pasi bën disa foto përpiqet që ta lërë tek dera e prapaskenës ku po përpiqet ta marrë një punonjëse.
I vogli sërish refuzon dhe e kap për këmbe të atin deri në një moment kur një nga personeli e kap hopa djalin dhe e largon nga skena.