Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Nuk kishte se si mes tyre të mungonte edhe urimi i këngëtares së njohur Elvana Gjata.
Ajo edhe pse i përket një besimi tjetër, nuk ka nguruar të postojë në ‘Instagram’ një foto, ku shfaqen disa gra myslimane të mbuluara duke u falur.
‘Gezuar festen e Fiter Bajramit te gjithe besimtareve Muslimane’, shkruan Elvana.
Mirëpo kjo foto nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë cilësuar si një foto që nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.
Disa nga komentet:
‘Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. Është qesharake, lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë’!
‘Ç’janë keto fantazma’.
‘Foto e frikshme, më kap panik’