Imami Elvis Naçi ka vendosur të shesë spitalin që ka në pronësi pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën e dyshimtë se si ai arriti që ta blerë dhe burimin e të ardhurave.
Naçi thotë se spitalin do t’ja shesë Kryegjyshates Boterore Bektashiane për 850 milionë lekë të vjetra dhe paratë premton se do t’ja japë njerëzve të varfër.
Naçi ka qenë objekt i vëmendjes herë pas here ku fokus ka qenë pasuria e tij dhe blerjat e shtrenjta që ka kryer duke fshehur transparencën.

