Ish-konkurrenti i “Big Brother Vip”, Elvis Pupa ka thumbuar reperët shqiptarë.
Në një video në Instagram, aktori është shprehur:
“S’e marr vesh fillon kënga me gjuhë letrare pastaj kalon në dialekt kosovarë pastaj në anglisht ka disa edhe spanjisht nuk i marr vesh çfarë duan të thonë edhe ‘gjella turli’ e ka më shumë ‘dinjitet’ nuk pranon kaq shumë përzierje.”
Nuk dihet ende se për cilin reper e ka këtë thumb Visi, por duket që ka përfshirë të gjithë artistët që bëjnë muzikë me rrymë rrep.