Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Embëlsirë pa pjekje/ Cheesecake me kos e manaferra

19:48 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
chesscake
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevojë për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.

Përbërësit

   250 gr biskota

    150 gr gjalpë i shkrirë

    500 gr kos i bardhë

    200 ml pana(ajkë qumështi)

    30 gr sheqer vanilje

    12 gr xhelatinë

    50 gr qumësht i freskët

    200 gr manaferra për mbushjen

    200 gr manaferra për dekorin

    50 gr sheqer kaf për sipër

Përgatitja e cheesecake

Për përgatitjen e cheesecake në fillim bluajmë biskotat në një mikser kuzhine ose i shtypim ato imët. Biskotat e bluara i hedhim në një enë së bashku me gjalpin e shkrirë. I trazojmë dhe më pas i shtrojmë në tavë ku kemi vendosur një letër kuzhine. Përmasat janë për një tave me diameter rreth 24cm. Tavën e vendosim në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkohë rrahim panën në një enë të ftohtë. Më pas hedhim sheqerin dhe në fund e përziejmë edhe me kosin.

Xhelatinën të cilën e kemi lënë rreth 5 minuta në ujë të ftohtë e shkrijmë me qumështin e nxehur. Xhelatinën e shkrirë e hedhim te përzierja e kosit me panën dhe e trazojmë mirë duke shtuar edhe manaferrat.

Masën e hedhim mbi biskotat. Tavën e vendosim përsëri në frigorifer(jo në ngrirje) për 2 orë.

Hapin e fundit do të përgatitim frutat sipër. Frutat së bashku me sheqerin kaf i hedhim në një enë dhe i vendosim në zjarr të ngadalshëm për 10 minuta duke i trazuar. Pasi manaferrat të ftohen, ja hedhim ëmbëlsirës cheesecake sipër. E vendosim dhe për disa minuta të tjera në frigorifer. Cheesecake me kos dhe manaferra është gati. E presim ne feta dhe e shërbejmë./artigtimit/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë

09:44 / July 12, 2025

120 ndërtime në plan për t’u shembur në Theth, reagon Kisha Katolike

21:49 / July 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.