Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Emerging Europe”: 5 perlat më pak të njohura të bregdetit shqiptar

13:50 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bigstock stunning albanian beach betwee 470467255 990x556 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç pasqyrimit të gjerë në mediat prestigjoze, turizmi në vendin tonë konsiderohet edhe nga kompanitë e njohura të konsulencës që i bëjnë jehonë bregdetit. “Emerging Europe” thotë se zhvillimi i turizmit në Shqipëri, është dhe falë futjes së linjave të reja ajrore.

“5 perlat më pak të njohura të Shqipërisë”, është titulli I artikullit të kësaj kompanie. Këto plazhe ofrojnë bregdetin e kristaltë të ndërthyr me natyrën dhe janë ideale për t’iu shpëtuar destinacioneve të mbipopulluara. Plazhi i Gjipesë është një parajsë e vërtetë për adhuruesit e natyrës. Ky plazh i izoluar mund të arrihet vetëm me varkë ose përmes një shëtitjeje piktoreske. Ujërat kristal të detit Jon dhe peizazhi mahnitës është destinacioni ideal për turistët e huaj.

Një tjetër perlë e bregdetit shqiptar është dhe plazhi i Ksamilit. Ndryshe nga i Gjipesë, Ksamili nuk është më një plazh i panjohur për pushuesit e huaj. Me rërën e bardhë si pluhur dhe ujërat esmerald të kristaltë, bukuria e Ksamilit ka tërhequr prej kohësh mjaft vizitorë. Katër ishujt e vegjël mund të arrihen në vetëm pak minuta nga notarë të mirë, ndërsa për ata që nuk e pëlqejnë notin, mund të shkojnë me varka që merren me qira.

Për ata që duan vetminë, sugjerohet plazhi i Gjirit të Akuariumit në Himarë që ofron një eksperiencë ndryshe. I njohur për qetësinë dhe mjedisin natyror të paprekur, Gjiri i Akuariumit është perfekt për ata që kërkojnë vetminë.

Plazhi i Jalës përveç pyjeve të dendura dhe kodrave piktoreske ka shumë për të ofruar thotë “Emerging Europe ”. Turistët mund të vizitojnë Kalanë e Himarës për t’u njohur më shumë me historinë e pasur të rajonit. E së fundmi për ata vizitorë që dëshirojnë të çlodhen dhe të kënaqen me aktivitete të ndryshme ujore, plazhi i Palasës është zgjidhja.

Vizitorët mund të shkojnë edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë që ofron një pamje të rrallë panoramike. Në këtë park shtohet ndjeshëm vit pas viti numri i turistëve që e vizitojnë. Ministria e Turizmit pret që më shumë se 10 milionë njerëz të vizitojnë vendin këtë vit, nga 7.5 milionë që ishte në 2022.

bregdeti shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.