Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emërime pa veting në Prokurori

17:30 / November 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1563783464 ibrahimiklp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të emërojë në krye të prokurorive edhe ata kandidatë që nuk i janë nënshtruar ende filtrave të vettingut.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të KLP-së që vendosi të ndryshojë rregulloren  për prokurorët që garojnë për poste drejtuese, ndonëse sipas Reformës në Drejtësi, emërimet duhet të bëhen pas kalimit të vetingut.

Por kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi thotë se prokurorët që synojnë poste drejtuese nuk mund të jenë të varur  nga organet e vetingut. Rregullorja e vjetër parashikonte një pritje prej 3 muajsh për t’iu nënshtruar filtrave të vetingut përpara emërimit. Ndryshimet e kanë hequr këtë pengesë.

“Bëmë një ndryshim për vetingun që do bëjmë ne, sepse kuptuam që nga Shtatori i 2019-s, periudhë në të cilën vendosëm që t’u japim 3 muaj kohë organeve të vetingut që të filtrojnë kandidatët tanë para se ne t’i emërojmë. Që nga ajo kohë deri tani ne kuptuam që është formalitet. Sepse vetingu do më shume se tre muaj të përfundojë. Në iu kthyem detyrës tonë kushtetuese, midis të cilave është edhe menaxhimi i karrierave  të prokurorëve.”

Ibrahimi nuk përjashton edhe mundësinë që ndonjë prej prokurorëve që Këshilli vendos ta emërojë mund të “rrëzohet” nga vetingu.

“Tashmë ne e dimë që kjo mund të ndodhë, rasti më i spikatur është ai i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese që u shkarkua nga vetingu.

Në raste të tilla, i gjithë procesi i emërimit do të kthehet në fazën fillestare e kështu mund të përsëritet nëse edhe kandidati i radhës emërohet nga KLP e rrëzohet nga vettingu, duke mos u dhënë një zgjidhje përfundimtare emërimeve pa veting.

Aktualisht në 28 prokuroritë janë të emëruar vetëm 4 drejtues, ndërsa pjesa tjetër caktohen nga Këshilli me një mandat 3 mujor. Por sipas Ibrahimit kjo duhet të marrë fund në mënyrë që prokurorët të fitojnë pavarësinë dhe mos jenë të varur nga Këshilli.

“Synimi i Këshillit është që t’i shpëtojë drejtuesit e zyrave të prokurorisë nga një lloj “zgjedhje”. Pra drejtuesit janë të pa sigurt nëse do qëndrojnë në detyrë apo jo dhe janë në një varësi të plotë nga Këshilli. Përmes emërimit për një mandat 3-vjeçar ne i bëjmë ata të pavarur”. 

Në mbledhjen e radhës Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të shpallë vakancat për 23 prokurori dhe kandidatët që plotësojnë kriteret do të emërohen me një mandat 3-vjeçar.  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.