Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emigrantët dynden në portin e Durrësit

11:56 / January 3, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drdrdrd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për emigrantët shqiptarë është momenti për t’u kthyer në punë në vendet e Bashikimit Evropian. Porti i Durrësit, i cili ka linjat e trageteve drejt Barit dhe Ankonës në ditët e para të janarit është përballur me një numër të madh të njerëzve.

Natën e kaluar, me 3 tragetet e linjës u larguan afro 2.000 persona, ndërsa pritet që fluksi i udhëtarëve drejt Italisë të shtohet në fundjavë. Pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave mbrëmjen e djeshme, në orarin e lëvizjes së trageteve nuk janë regjistruar vonesa.

Anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, pas paralajmërimit të autoriteteve detare kanë marrë masat për të shmangur incidentet, e shumë prej tyre kanë pezulluar lundrimet në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.

Gjatë muajit dhjetor, mbi 55 mijë udhëtarë vendas e të huaj kanë lëvizur nga Porti i Durrësit, me tragetet e linjave detare Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, e kthim. Në të njëjtin muaj, tragetet transportuan drejt Durrësit edhe mbi 3.500 kamionë dhe trajlerë, me mallra të ndryshëm importi për nevojat e tregut vendas.

Durres dyndje emigrante fluks
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.