Media britanike “The Independent” ka bërë një analizë të 5 pikave që ka premtuar kryeministri britanik Rishi Sunak, mes të cilave është edhe ajo e ndalimit të gomoneve me emigrantë. Sipas Mark Davies, kreut të komunikimeve dhe fushatave në Këshillin e Refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar kjo qasje nga ana e kreut të qeverisë britanike është ndëshkuese dhe e pazbatueshme. 200,000 viza janë lëshuar për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë.
“Skemat e ndryshme të ngritura për të ofruar mbështetje për ata që përballen me sfida të paimagjinueshme përballë pushtimit rus nuk kanë qenë pa probleme, por tabloja e përgjithshme është pozitive. Mbretëria e Bashkuar me të drejtë ndërhyri për të ndihmuar njerëzit në kohën e tyre të nevojës”, shkruhet në shkrim.
Davies analizon se Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e kalimeve të tilla një nga pesë prioritetet e tij kryesore përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Propozimet për ndalimin dhe largimin e menjëhershëm të kujtdo që arrin me një varkë të vogël në vendin e tyre ose në një vend të tretë do të paraqiten këtë vit.
Ai shton edhe se kryeministri duhet të zgjerojë rrugët e sigurta për në Britaninë e Madhe, duke e bërë më të lehtë ribashkimin e familjeve, për shembull duke lejuar fëmijët të bashkohen me prindërit e tyre tashmë në Brtiani. Vizat humanitare si ato që përdoren për ukrainasit mund të pilotohen edhe për kombësitë që vijnë më shpesh me anije, me qendra aplikimi në rajonet nga vijnë.