Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Emigrimi i bluzave të bardha, Rakacolli: Edhe Gjermania merr te ne se i ikin në Zvicër dhe Amerikë

22:12 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rakacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë nuk duket e shqetësuar për ikjen e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë.

Numri dy i kësaj Ministrie, Mira Rakacolli, e ftuar në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi thotë se emigrimi nuk është aq masiv sa përceptohet.

Rakacolli: Lëvizja e lirë e njerëzve është fenomen normal që ndodh në të gjitha vendet e botës. Nuk është ikje masive. Ka dhe që po kthehen dhe po marrin mbi shpatulla shërbimin. Tani vjen një kardiokururg shumë i mirë, ka mbaruar këtu specializimin, u instalua për disa vjet në Gjermani dhe po vjen këtu për të vënë në punë eksperiencën e tij në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk është fenomen shqiptar. Po Gjermania që po merr kaq mjekë nuk prodhon dot mjekë? I ikin Gjermanisë për më mirë në Zvicër, ose në Amerikë.

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për pandeminë.

Rakacolli tha se kjo lidhet me situatën epidemiologjike dhe jo sezonin turistik.

Rakacolli: Pandemia nuk ka ikur, vazhdon. Mbledhja ishte për t’ja përshtatur masat asaj situate epidemiologjike që është aktualisht. Ka më tepër sesa dy muaj që Shqipëria paraqet një situatë epidemiologjike të qëndrueshme dhe të kontrollueshme. Indikatorët janë drejt përmirësimit.Gjatë gjithë muajit prill janë trajtuar 26 pacientë, dje kishte vetëm 5 pacientë në spital. Prej një jave nuk kishim asnjë humbje jete.

Por ajo shtoi se Komiteti do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe masat në varësi të riskut real.

Rakacolli: Nëse thamë se nuk është më e detyrueshme maska në ambientet e mbyllura nëse do kemi shtim rastesh dhe hetimi epidemiologjik do tregojë se është mosmbajtja e maskës që ka influencuar në këtë, atëherë do vendoset përsëri maska. Nëse udhëtarët vijnë nga një vend që ka një situatë epidemiologjike të ndërlikuar do ti kërkohen dokumentat shtesë. Parashikimet e ekspertëve janë që nuk duket ndonjë faktor që të influencojë që kjo situatë të përkeqësohet.

E pyetur nëse parashikohet një valë tjetër në vjeshtë, ajo u përgjigj:

Rakacolli: SARS-CoV-2  bën shumë mutacione, ja ka kaluar edhe virusit të gripit. Teorikisht ekziston mundësia të ndodhë dhe një mutacion që të jetë shumë kërcënues ashtu sikurse ekziston më e madhe mundësia që mutacionet të shkojnë për mirë. Viruset nuk mund të shumëzohen jashtë qënieve të gjalla. Nëse bëhet vaksinimi ndërpret zinxhirin e transmesionit duke ndërprerë dhe mundësinë e virusit për të pësuar mutacion.

bluzat e bardha rakacolli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.