Këtë javë humbi babanë, por gjeti forcën të luajë sot dhe t’i dedikojë triumfin të atit. Emiliano Vila pas fitores ndaj Skënderbeut në “Niko Dovana” ka folur për “Super Sport”, ku tregoi gjithë motivin e tij për të mundur dhimbjen e humbjes së babait.
“Dua të falenderoj gati gjithë Shqipërinë që më ka ndenjur pranë për ngushëllime. Nuk do i përmend me emra, por dua t’i falenderoj të gjithë. Pse luajta unë sot? Babai im që në 9-10 vjeç më ka qëndruar pranë dhe te fusha e futbollit më çonte përditë. Ishte ai iniciatori i nisjes së karrierës sime dhe ia kisha për borxh të luaja se s’bën. Gjeta kurajon, luajta dhe shpresoj ta kem kënaqur atje ku është.
Kemi zhilluar ndeshje shumë të mira. Kemi luajtur futboll shumë të mirë, kemi marrë tre pikët, kemi krijuar raste. Dua t’i falenderoj të gjithë çunat nga trajnerin Martini, që ka bërë një punë të shkëlqyer. Ia kemi shpërblyer dhe jemi në rrugën e duhur, të dalim sa më lart në kampionat, të mbajmë vendin që kemi dhe pse të synojmë dhe pak më shumë dhe pastaj të dalim edhe te trofeu. Këtë trofe ia kam borxh babait tim.
Këtu në Durrës është shtëpia ime. Këtu kam krijuar rrënjët e mia, këtu jam shitur për herë të parë dhe u ktheva. Zoti më ka dhënë forcë të jap më të mirën time në çdo ndeshje. Falenderoj çunat që më kanë mbështetur që kur firmosa me Teutën. Kam gjetur një ambient shumë të mirë, ashtu si kur isha i vogël”, u shpreh Vila.
