Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve lidhur me intervistën e dhënë për emisionin Report të Rai3, i cili publikoi edhe episodin e dytë për Shqipërinë. Në një postim në platformën X, Rama u ka kthyer përgjigje të gjitha akuzave të opozitës, ndërsa shkruan se “U mbars mali polli një mi e minj hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje”.
Më tej kreu i qeverisë thotë se Shqipërinë tashmë nuk e ndal dhe nuk e nëpërkëmb askush.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”.
Reagimi i Ramës vjen pas akuzave të bërë pas publikimit të episodit 2 të emisionit Report në Rai. Ndërsa edhe gazetari Giorgio Mottola dhe edhe një intervistë për televizion e familjes Berisha, ndërsa për kreun e qeverisë tha se ka zakon të flasë me gazetarë të lirë dhe të pavarur.
Në intervistë kryeministri mbrojti marrëveshjen me Melonin për qendrën e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, duke vënë theksin tek solidaritetit me këtë problem demografik që po përballet Europa sot.