Aktorja fituese e çmimit Oscar, Emma Stone ka ndryshuar modelin e saj të flokëve.
Emma Stone ka hequr dorë nga flokët me efekt kafe dhe të kuqe, dhe ka zgjedhur ngjyrën bionde me një prerje “bob asimetrike”.
Ndryshimi i ngjyrës nuk ishte ndryshimi i vetëm siç e përmendem edhe më lart Stone ka zgjedhur të shkurtoi flokët e saj.
Pamja e aktores u realizua nga parukierja e famshme Mara Roszak.

