Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thirri sot në një mbledhje deputetët e grupit për të diskutuar lidhur me emrat të cilët do të propozojë opozita në raundin e dytë dhe të tretë për kreun e ri të shtetit.
Gjatë kësaj mbledhjesje, Alibeaj bëri me dije katër hapat se si do të zgjidhet Presidenti konsensual.
1. Grupi i PD-së zgjedh 4 kandidatë
2. Pala tjetër përzgjedh 2 kandidatë
3. Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS
Mbledhja e sotme vjen një ditë pasi kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj arritën një marrëveshje mes tyre që i jep opozitës të drejtën të paraqesë emra kandidatësh për President në raundin e dytë dhe të tretë.
Rreth 60 minuta para takimit me deputetët, Alibeaj pati një takim në kryesinë e Kuvendit edhe me Mesila Dodën e PDIU-së dhe Fatmir Mediun e PR-së.
Deputetët e pranishëm
Lindita Meteliaj
Andia Ulliri
Seladin Jakupllari
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Kreshnik Collaku
Ferdinad Xhaferri
Lefter Geshtenja
Dhurata Cupi
Saimir Korreshi
Gazment Bardhi
Bledjon Nallbati
Orjola Pampuri
Xhelal Mziu
Jorida Tabaku
Eralda Bano
Dash Sula
Flamur Hoxha
Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Gerta Bardeli
Zef Hila
Ramadan Likaj
Emilia Koliqi
Zheni Gjergj
