Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të thirrur nga kreu i tij, Enkelejd Alibeaj po diskutohen për herë të parë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.
Mësohet se janë një numër i madh kandidatësh të propozuar nga deputetët demokratë. Kujtojmë se në këtë mbledhje marrin pjesë vetëm 26 deputetë pasi Komisioni i Rithemelimit e ka bojkotuar atë.
Kandidatët e propozuar:
Ferdinand Xhaferri propozon Leonard Demit
Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozojnë Arben Çejkun
Bledjon Nallbati propozon Dritan Demirajn
Kreshnik Çollaku propozon Dashamir Shehin dhe Jorida Tabakun
Sajmir Koreshi propozon Visar Zhitin
Xhelal Mziu propozon Dashamir Shehin, Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën
Dhurata Çupi propozon Princ Lekën
