Gjashtë deputetë të rinj do të marrin sot mandatet në KQZ, sipas listës pasaardhëse të kandidatëve në zgjedhjet e 2017-tës.
Ata do të zëvendësojnë emrat e lëna bosh nga PD e LSI pas vendimit drastik të ndjekjes së mandateve.
Kështu, mandatin e ish-deputetit të PD-së, Astrit Veliaj, në Berat do ta marrë Lefter Maliqi, i cili në zgjedhje bëri fushatë për PS-në. Edhe dy kandidatë të tjerë në listat e PD-së do të pranojnë mandatet.
Ligoraq Karamelo do të marrë mandatin e ish-deputetit Klevis Balliu në Korçë, ndërkohë që Majlinda Halilaj do zëvendësojë ish-deputetin Gent Strazimiri.
KQZ-ja do t’u japë mandatin e deputetit edhe tre kandidatëve të LSI-së në Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër.
Kështu, mandatin e Viktor Tushajt do ta marrë Elda Hoti, Edlira Hyseni do të zëvendësojë ish-deputeten Nora Malaj, ndërsa Ediola Braha do plotësojë vakancën e krijuar nga largimi i Vangjel Tavos.
Kush pritet te marrin mandatin
LEFTER MALIQI
MAJLINDA HALILAJ
EDIOLA BRAHA
EDLIRA HYSENI
ELDA HOTI
LIGORAQ KARAMELO
