Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emrat e fshehtë të kandidatëve të PD-LSI: Nga Mark Marku, Andrea Mano, Artur Roshi, Mediu, te Bahri Shaqiri, Dule greqizoi ‘prindërit’

18:19 / April 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndoka dule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Adriatik Doçi

Përpos Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët kanë ndryshuar në mënyrë të dyshimtë gjeneralitetet, 14 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike kanë ndryshuar emrin ose mbiemrin, për arsye të paqarta. Kandidati i PD-së në Tiranë, Artur Roshi pohon se më parë emrin i tij ishte Mustafa.

Mark Marku, kandidat i PD-së në Lezhë, më parë rezulton me emrin Mark Prenga. Ndërkaq, kryesuesi i listës së PD-së në Shkodër, Helidon Bushati, deklaron se nga mbiemri i tij i mëparshëm ishte ‘Fusha’. Andrea Mano, kandidat i PD-së në Korçë, rezulton me emrin Aldo. Kandidati i PD-së në Vlorë Gëzim Ademaj, thotë më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Beqiri’, ndërsa  Julian Zoto më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Taipi’.

Kandidatja e PD-së në Fier Elisabeta Rredhi më parë quhej ‘Behile’. Gjeneralitetet i kanë ndryshuar edhe kandidatët e Partisë Demokratike Lefter Gështenja, Joana Qirollari, Salvador Kaçaj, Aldo Gega dhe Sali Shehu. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, pjesë e listës së PD-së, rezulton me mbiemrin ‘Medihoxha’.

Një tjetër aleat i PD-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, thotë se ka ndryshuar emrat e prindërve, duke u dhënë nuanca greke. Ndërkaq, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaron se ka ekzistuar një version i emrit të tij ‘Lulëzim’.

Ndërkaq, në radhët e LSI, Lefter Maliqi, i cili kandidon në Berat, më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Brisku’. Kandidati i LSI-së në Durrës figuron me emrin Afrim, ndërsa kandidati tjetër Bahri Shaqiri, thotë së ma parë ka mbajtur mbiemrin ‘Mujka’. Në Shkodër, Jalldyz Kastrati rezulton me mbiemrin Pinguri. Në Tiranë, kandidati i LSI-së, Blerdi Liçaj, thotë se ka mbajtur edhe emrin Kristo.

Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Dibër, Lavdrim Krrashi, më parë ka mbajtur gjeneralitetet Haki Marina. Kandidati i PS-së në Durrës, Artan Bitri, thotë se emri i tij i mëparshëm ka qenë ‘Ergi’, ndërsa kandidati i Elbasanit, Shkëlqim Bullari, më parë parë quhej ‘Jorgo’.

Kanë ndryshuar emrat edhe kandidatët Robert Bitri, nga Albert në Robert, Kosta Garo nga Ilir në Kosta, Vasil Sterjovski ka ndryshuar mbiemrin nga Sterjo në Sterjovski, Spartak Braho ka mbajtur emrin Zylyftar, ndërsa Toni Gogu më parë quhej Oltion.(Shqiptarja.com)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.