Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT- FOTO/ Kush janë pesë kandidatët për stolin kuq e zi

11:34 / March 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Armando Duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armand Duka ka hapur bllokun e shënimeve dhe po mendon për secilin. Gjuha, ambienti, ekipi, koha, objektivat, financat dhe shumëçka tjetër si faktorë vihen në “peshore” nga kreu i FSHFsë, kur hap faqen për secilin kandidat.

Lajmet më të fundit bëjnë me dije se Edi Reja duket më i avantazhuar, për të mos thënë i përzgjedhuri, por periudha e pritjes shërben si kohë bilancesh të vetë Dukës për ata që janë deri më tani pesë kandidatët potencialë për t’u kontaktuar për postin e trajnerit të Kombëtares, pas shkarkimit të Kristian Panuçit.

EDI REJA
Është më i avantazhuari për ftesën që të ishte në Shkodër, për kohën që kishte kërkuar ndaj FSHF-së për të vendosur dhe për bisedimet e djeshme me Dukën. Eksperienca e madhe, fakti që ka drejtuar në të gjitha kategoritë dhe filozofia italiane e lojës, janë sigurisht asete të shtuara në CV-në e tij në ballafaqimin e me të tjerë kandidatë.

edi reja 2
Edi Reja

LUIXHI DE KANIO
Mes të preferuarve të Armand Dukës, edhe në periudhën kur po gjendej pasuesi i Xhani De Biazit, Luixhi De Kanio mund të jetë gjithashtu kandidat bindës edhe këtë herë. Trajneri i Ternanas, ka eksperiencë me disa klube në Itali, e njeh filozofinë e futbollit axurr, i preferuar edhe në vendin tonë për Kombëtaren, moshën e duhur për të drejtuar një kombëtare, profil të ulët trajneri, por në listë ka gjithashtu shumë disavantazhe

luixhi de kanio
Luigi de Canio

XHANI DE BIAZI
I preferuari i tifozëve shqiptarë, mund të rikthehet të jetë një emër i nxehtë në listën e kandidatëve. Krahasimisht me të gjithë të tjerët, De Biazi ka avantazhin e madh të kohës: E njeh ekipin dhe mund të jetë gati të drejtojë… menjëherë.

gianni
Gianni de Biasi

BESNIK HASI
I pari emër që i vjen në mendje gjithkujt kur bëhet fjalë për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares. 47- vjeçari ka gjithashtu një sërë faktorësh në avantazh. Njeh gjuhën, mentalitetin dhe ambientin në Kombëtare, për vetë të shkuarën si pjesë e saj apo edhe si kapiten i kuqezinjve. Gjithashtu ka një karrierë pozitive si trajner, duke fituar me Anderlehtin. Një trajner i disiplinuar dhe me eksperiencë të mjaftueshme për të marrë në drejtim një Kombëtare, aq më tepër atë të vendit të tij.

besnik hasi
Besnik Hasi

ROBERTO DONADONI
Një emër i madh në Itali dhe me filozofinë e duhur, i cili ka drejtuar shumë por pa pasur ndonjë arritje të madhe. Drejtimi i Italisë është një arritje e madhe në karrierën e tij dhe e mbush mjaftueshëm CV-në për Shqipërinë, por fakti që është prej disa muajsh pa aktivitet, ja shton edhe disavantazhet.

donadoni
Roberto Donadoni

Marrë me shkurtime nga versioni print i “Panorama Sport”

FSHF
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.