Janë identifikuar dy të rinjtë, të cilët u nxorën të pajetë nga Rezervuari i Çekrezës.
Mësohet se viktima janë shtetasit Erjon Muça dhe Dorina Gjokgjinaj.
Dy të rinjtë 22 vjeç dhe 20 vjeçe u fundosën me makinën e tyre, mëngjesin e sotëm, në Rezervuarin e Çekrezës.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe D. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.