Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT/ Po ktheheshin nga një gëzim familjar, si ndodhi aksidenti që i mori jetën të riut. Shoferi humbi familjarin, por tani rrezikon…

15:11 / September 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidenti fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje te reja nga aksidenti i djeshem në autostradën Levan-Tepelenë, ku shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal dhe per pasoje vdiq nje 27- vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, një prej të rinjve humbi jetën, ndërsa të tjerët mbetën të plagosur. Mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Eljan Haliti, ndërsa Klevis Banavia (shoferi) dhe pasagjerja Elsa Milkurti mbetën të plagosur.

Pas përplasjes, dy të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Tre personat po ktheheshin nga një gëzim familjar nga qyteti i Përmetit në momentin e aksidentit. Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:40, në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, ku mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin Klevis Banavia, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi Eljan Haliti, 27 vjeç, banues në Burrel, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja Elsa Milkurti, 21 vjeçe, banuese në Mat. Pas marrjes së lajmit për vdekjen e të afërmit të tyre, dy të mbijetuarit kanë shpërthyer në lot, ndërsa ndodheshin të shtruar në Urgjencën e Spitalit në Fier. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, shoferi 25- vjeçar, përveç humbjes së të afërmit të tij, rrezikon edhe prangosjen për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen. Por kjo pritet të përcaktohet nga ekspertët pas verifikimit në terren.

Paraprakisht dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të makinës është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. “Rreth orës 08:40, në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, mjeti tip ‘Honday’ me drejtues shtetasin K.B., 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H., 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M., 21 vjeçe, banuese në Mat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia lidhur me aksidentin e rëndë, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur lehtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.