Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Emrat / Policia arreston 14 persona në Tiranë

17:54 / January 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 14 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Shkeljet fillojnë që nga dhuna në familje deri në armëmbajtje pa leje dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtyre arrestimeve, policia ka sekuestruar sasi të cilat janë kapur gjatë kontrolleve të kryera. Pjesë e atë arrestuarve janë edhe drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Plotë nga policia e Tiranës:

Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. B., 46 vjeç dhe A. L., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë;

– L. M., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

– O. V., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

– H. R., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva dhe një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 34 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente;

– M. N., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim D. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 30 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– F. D., 42 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– H. H., 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e ti dhe ka dalë nga rruga;

– A. M., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.
—–
Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.