Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT/ Shpërdoruan detyrën, pezullohen 5 efektivë të Shkodrës

14:15 / October 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë policë janë pezulluar në Shkodër për shpërdorim detyre. Ky vendim është marrë pasi në vitin 2021, këta efektivë fshehën faktin se kishin gjetur bimë narkotike të kultivuara në fshatrat Curak dhe Shkozë të Pukës. Pas një kontrolli pak ditë më pas, në këto zona u gjetën 4000 bimë kanabis.

Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Punonjësit e pezulluar:

– Edmond Pepkolaj, ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë
– Alfred Ndoj, inspektor
– Zamir Mehaj, me detyrë ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale
– Petrit Florini, me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme Pukë
– Fatmir Alia, me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme Pukë

Më herët, ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi procedimin e tetë policëve, pesë prej të cilëve në Shkodër.

“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.”, shkroi Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.