Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT / Shtabi elektoral i Belerit u përgjua për 15 ditë, kush janë 5 personat që i shpëtuan arrestimit

15:25 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BELERI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë koordinatorët e Shtabit Elektoral të Fredi Belerit, kandidatit fitues në zgjedhjet e 14 Majit 2023, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Himarë, rezultojnë të jenë vënë në përgjim me qëllim arrestimin e tyre për veprime korruptive në blerjen e votave.

“Ora News” mëson se 7 persona mes tyre, vetë kandidati i arrestuar në 12 maj në Himarë, Alfred Beleri dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, ishin vënë në përgjim nga gjykata e Vlorës, e cila caktonte prokurorinë dhe policinë, të kryenin përgjime, fotografime dhe ndjekjen e tyre në teren.

E gjitha kjo duhet të kryhej brenda një periudhe 15 ditore, duke filluar nga data 8 Maj 2023.

Kështu që prej kësaj dite personat e identifikuar nga gjykata si Alfred Beleri, Sihat Guraj, Bashkim Devacaj, Andrea Zeneli, Koço Balla, Bledar Jonushaj dhe Pandeli Kokaveshi, janë përgjuar dhe ndjekur në teren nga forcat policore.

Të gjithë këta persona ishin pjesë e shtabit elektoral të kandidatit Alfred Beleri, për të cilët policia dhe prokuroria informonin gjykatën e Vlorës, se kryenin blerjen e votave me euro dhe lek, ushtronin presionin tek banorët e Himarës se nëse nuk votonin Fredi Belerin, do i hiqnin pensionin apo pasaportat greke.

Ndjekja e tyre është ndërprerë vetëm në mesnatën e 12 Maji 2023, kur policia arrestoi Alfred Belerin, Pandeli Kokaveshin dhe shoqëroi të gjithë personat që ishin vënë në përgjim.

Megjithëse policia i shoqëroi në mesnatën e 12 Majit, për 5 nga personat e përfshirë në këtë hetim, përgjimi telefonik ka vijuar dhe për 11 ditë të tjera, duke zbatuar afatin 15 ditor të caktuar nga gjykata e Vlorës.

Gjatë vëzhgimeve dhe përgjimeve Sihat Guraj, Bashkim Devacaj, Andrea Zeneli, Koço Balla, Bledar Jonushaj, policia nuk mundi të gjejë prova ligjore për implikimin e tyre në veprimtarinë e blerjes së votave për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Beleri.

Pesë nga koordinatorët janë lënë të lirë, ndërsa arresti i është komunikuar vetëm Alfred Belerit dhe Pandeli Kokaveshit.

Një ditë më parë, Kokaveshi mundi të lirohet nga burgu nga gjykata e Apelit të Posaçëm në Tiranë, ndërsa Alfred Beleri fituesi i zgjedhjeve të 14 Majit në Bashkinë Himarë, vijon të qëndrojë në burg.

Alfred Beleri Andrea Zeneli Bashkim Devacaj Bledar Jonushaj Koço Balla Sihat Guraj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.