Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Emrat/ Vriten në rrethana misterioze dy shqiptarë në Angli

20:55 / December 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dy shqiptarë janë gjetur të vrarë në Angli në periferi të Londrës. Sipas mediave vendase, njëri nga viktimat është Arbër Fesko 30 vjeç. Ai u gjet i vdekur në bagazhin e një makine në Barnet më 19 Dhjetor. 30-vjeçari nuk kishte një adresë fikse banimi, ndërsa nga ekspertiza mjeko-ligjore u mësua se shkak i vdekjes ishin goditjet me thikë në qafë dhe kraharor.

Viktima i dytë është Shkëlqim Paja 31 vjeç, shqiptar i Kosovës. Trupi i tij u gjet një ditë më vonë, më 20 Dhjetor. Edhe për këtë rast, ekspertiza tregoi se 31-vjeçari kishte plagë në kraharor nga goditjet me thikë.

Nuk dihet nëse dy viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin. Por policia angleze dyshon se ngjarjet janë të lidhur mes tyre. Lidhur me këto hetime, autoritetet kanë arrestuar dy persona si të dyshuar për përfshirje. Njëri është Besnik Berisha 42 vjeç, i cili u arrestua më 23 Dhjetor dhe dy ditë më pas ndaj tij u ngrit akuzë zyrtare.

Ndërsa personi i dytë i arrestuar është një shtetas i huaj, Kaziku Tuwisana 31 vjeç. Edhe ky u arrestua më 23 Dhjetor. 31-vjeçari ishte i plagosur me thikë dhe mori trajtim në spital, por më pas iu komunikua arresti nën dyshimin për vrasje. /tvklan.al

angli emrat tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.