Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim me anëtaret e Kryesisë së Grave të PR u ndal tek marrëdhënia e PR-së më PD, që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për të dalë në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Kryerepublikani vlerësoi programin që PD ka prezantuar deri më tani por kërkoi prej Bashës integrim me platformat e partive të tjera opozitare.
“Që ky program që është paraqitur nga Partia Demokratike, duhet patjetër të integrohet me programet e partive të tjera të opozitës, për të krijuar programin e qeverisjes së qytetarëve shqiptarë, në interes të Shqipërisë, në shërbim të interesave tona kombëtare”
Më e rëndësishme sipas tij është dhe afrimi i njerëzve të kualifikuar që mund të jenë nesër në qeverisje, dhe jo thjeshtë që i përkasin politikës opozitare.
