Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Endri Tafani / Shqiptarët ndaluan se jetuari si individë kur filloi të instalohej kulti i Liderit

19:34 / September 13, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
70468485 482316099289614 8242888074703405056 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Endri Tafani

Shqiptarët ndaluan se jetuari si individë kur filloi të instalohej kulti i Liderit. Kult që lindi bashkë me shtetin. Filloi me kultin e Zogut për të vazhduar më pas me atë të Enverit, Berishës, Nanos, Ramës.. Sa më shumë fuqi i japim liderit aq më shumë dobësojnë veten si individë. Sa më shumë e dobësojmë veten si individë, aq më shumë e humbim kontrollin mbi jetën tonë. Ajo tashmë kontrollohet prej liderit. Atij i kemi deleguar të gjitha dhe në rrimë shikojmë të pafuqishëm sesi lideri vepron. Është ai që do zgjidhë hallet e kombit. Ne jemi fëmijët e tij, që presim prej tij mbrojtje dhe ushqim. Jemi shumë fëmijërorë si komb.
Është çështje mentaliteti, i ardhur nga një formim i gabuar në shkollë e shoqëri. Në histori mësojmë për Agronin e Teutën por nuk mësojmë për komandantin gjenial ushtarak të tyre Skerdilaidin i cili kishte një kontribut të madh në fitoret ushtarake dhe politike të mbretërisë ilire. Ishte një individ i fortë, një dinast (prijës) që kishte pushtetin e tij të dalë nga një popull me individë të fortë. Pushteti i tij nuk varej nga Agroni, përkundrazi, ishin bashkëpunëtorë. Dhe sukseset e mbretërisë ilire nuk vinin nga Agroni por nga bashkëpunimi i shumë dinasteve të tillë të ngjashëm me Skerdilaidin. E megjithatë në histori në përmendim vetëm Agronin.
Në histori mësojmë për Skënderbeun dhe e ngremë lart në qiell gjenialitetin e tij, por harrojmë që fitoret e tij bazoheshin në aftësitë e bashkëpunëtorëve të tij. Vranakonti ishte një individ i fortë, një feudal i dalë nga radhët e një populli me plot individë të fortë. Po të mos ishte gjenialiteti i Vranakontit që mbajti Krujën me 1,500 veta kundrejt një ushtrie 100,000 veteshe, po të mos ishte pastërtia morale e Vranakontit që hodhi poshtë me përbuzje tentativën multimilionere të Sulltanit për shitjen e Krujës, nuk do kishte as Skënderbe. Dhe si puna e Vranakontit ishin të gjithë bashkëpunëtorët e Lidhjes së Lezhës. Individë të fortë. Të dalë nga një popull me individë të fortë. Me të cilët Skënderbeu duhej të bashkëpunonte dhe jo t’i urdhëronte.
Po kështu edhe për pavarësinë përmendim Ismail Qemalin por lëmë në plan të dytë Hasan Prishtinën dhe udhëheqës të tjerë që bënë të mundur pavarësinë. Individë të fortë, që vinin nga një popull me individë të fortë. Ata ishin baza e suksesit të pavarësisë.
Pastaj vjen periudha e Zogut kur veprimi i parë per dobësimin e individit ishte çarmatosja e popullates. Ishte momenti i dobësimit të shqiptarit. Deri në atë moment shqiptari ishte individ i fortë që e mbronte vetë jetën e tij, luftonte vetë, mbrohej vetë. Shqiptari kishte pushtet mbi jetën e tij. Është pikërisht ky moment kur fillon dorëzimi i pushtetit nga individi shqiptar tek shteti. Tashmë për shtetin ishte e lehtë të dhunonte shqiptarin. Zogu e filloi këtë proces dhe megjithatë në kohën e tij kishte akoma rezistencë ndaj dhunës së shtetit me disa kryengritje. Sepse ishin akoma gjallë individë të fortë, që merrnin në dorë vetë fatin e tyre. Pastaj vjen diktatura komuniste që e çoi në ekstrem shtypjen e individit. Shqiptarët tashmë nuk duhet të mendonin më me kokën e tyre. Dalëngadalë u zhduk dhe brezi i vjetër. Brezi i atyre shqiptarëve të fortë, që i zgjidhnin vetë hallet e tyre. Në vend të tyre u krijua një brez fëmijësh të rritur, që mendonin me kokën e udhëheqësit. Që ndihen të pafuqishëm dhe presin gjithshka nga shteti dhe udhëheqësi. Që tashmë ishin shumica. Në 30 vjet demokraci ata janë baza e pushtetit të liderëve partiakë. Sytë nga lideri dhe harrojmë mësimet e historisë që suksesi vjen nga bashkëpunimi i individëve të fortë dhe jo nga bindja e verbër dhe pasiviteti. Nëse duam një Shqipëri të fortë duhet të forcojmë individin. Ti japim pushtet atij. Ta bëjmë të kuptojë që është ai që ka në dorë jetën e tij. Ta bëjmë pushtetin të dridhet para individit dhe jo individi të dridhet para pushtetit siç jemi tani. Burra, jo fëmijë.
P. S. Foto quhet “Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës” është momenti kur individët e fortë dorëzonin armën dhe pushtetin e tyre tek një punonjës i administratës shtetërore.

Endri Tafani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

10 vjet Reforma e Drejtësisë, 6 pyetje nga një përvojë personale

16:24 / July 30, 2026

Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit

21:32 / July 28, 2026

Besa kërkon besim, jo paraburgim

13:08 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.