Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ëndrra e nisur në 2015, Mimoza i dhuron vëllait çelësin dhe zarfin që do i ndryshojnë jetën

19:45 / December 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mimoza2 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mimoza ka ardhur posaçërisht nga Gjermania në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të realizuar një ëndërr. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo ka ftuar vëllain e saj, Shkumbinin dhe kunatën, Hazbijen për t’iu dhënë një mori lajmesh të gëzuara.

Përpara se Gjebrea t’u zbulonte se kush ndodhej në anën tjetër të studios, Shkumbini dhe Hazbija vunë re një zarf dhe një çelës pranë tyre. Pasi shohin në ekran se është Mimoza ajo që i ka thirrur, ka ardhur momenti të mësojnë kuptimin e dy objekteve që do t’iu ndryshojnë jetën.

Ardit Gjebrea: Çfarë është?

Shkumbin: Është diçka që e kemi kërkuar prej kohësh, por…

Ardit Gjebrea: E keni kërkuar kaq vite dhe e keni në duar.

Shkumbin: Shumë faleminderit!

Ardit Gjebrea: Ka mbaruar gjithçka.

Hasbije: Faleminderit është pak,  por për momentin s’po gjejmë fjalë.

Ardit Gjebrea: Fjalët i ka gjetur ajo që ka mbërritur sot dhe sa do të doja ta jepja unë lajmin, por i takon Mimozës.

Mimoza: Unë jam sot këtu të ndaj me ty një ëndërr të nisur nga ti. Prej vitesh më mungoi prezenca jote por jo dashuria. Prej vitesh ke qenë krahu i dajthtë i imi dhe njeriu që më ke mbështetur gjatë gjithë kohës, pa marrë parasysh çfarë dallgësh më solli jeta. Ti ishe për mua njeriu që gjeta mbështetje, ti ishe për motër, shoqe vëlla dhe çdo gjë, mund ta them ishe drita e syve të mi. E more një rrugë në 2015 e cila nuk u realizua siç ishte dëshira e ne të dyve, por nuk e lashë atë dëshirë në rrugë, vendosa deri atje ku ti deshe bashkë me mua. Vërtet ky mesazh më kishte emocionuar vetë pavarësisht shumë momentin kur të enjten mora lejeqëndrimin tënd për Gjermani. Bashkë me lejeqëndrimin është edhe leja e punës. Tek çelësi që Arditi të tregoi është çelësi i banesës ku ti bashkë me familjen do kalosh pjesën tjetër të jetës, bashkë me familjen, nënën dhe mua afër, por kjo mbase është shumë e ngjeshur për ty se pas emisionit ke edhe biletën e fluturimit për arsye se të hënën, nesër,  në orën 08:00 do jesh në punë.

Shkumbin: Ardit, nuk kam fjalë çfarë të flas se edhe ne burrat nuk shprehemi dot, nuk e shprehim dot atë dashurinë siç mund ta shprehë motra, por me të vërtetë kjo jo se është motra ime, kjo ka bërë shumë për neve, me aq mundësi sa ka patur, kjo ka patur ato vuajtjet, sakrificat e veta. Unë gjithsesi si vëlla jam shumë falenderues, faleminderit Zotit që kam një mtoër si kjo.  Zoti qoftë me të, me fëmijët e saj, me gjithë farefisin që kemi. Ju falenderoj edhe ju, staf, publik, si emision kaq të bukur që keni! Faleminderit shumë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.