Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Energjia, Meta: Rama dështak dhe i korruptuar

11:33 / October 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
311776235 667787478049824 2008170659412705424 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama si të korruptuar dhe dështak. Teksa i përgjigjet në lidhje me krizën energjitike, Meta thekson përmes një postimi në facebook, se Rama është përgjegjës për krizën energjitike ndërsa shton se ai bashkë me të zgjedhurit e tij, ka vjedhur në sistem. Reagimi i Metës lidhet me një shkrim të publikuar sot në Monitor, ku analizohej roli i HEC-eve të vogla në sistemin tonë energjitik. Sipas artikullit, HEC-et e vegjël i kursyen shtetit 250 milionë euro në 8 muaj pasi e kanë shitur energjinë tek shteti për shkak të krizës me çmim më të lirë.

Postimi i plotë

Ndërsa Kryeministri dështak dhe i korruptuar deri në palcë kërkon të fajësojë prodhuesit vendas të energjisë si spekulatorë dhe përfitues në këtë kohë krize e kundërta është e vërtetë. Falë investimeve të tyre plot sakrifica janë kursyer qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Ndaj përgjegjësia për krizën ku jemi ka vetëm një emër atë të Edi Rames që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të vjedhur duke dështuar rëndë në mosrealizimin e asnjë objektivi të strategjisë për energjinë dhe tani kërcënon t’u vendosë tatime të jashtëzakonshme prodhuesve vendas të energjisë gjoja për fitimet marramendëse që po nxjerrin.

Janë vjedhjet marramendëse të Edi Ramës dhe bandës së tij në energjetikë përgjegjëse për këtë krizë. Shtatë herë më shtrenjtë e blejnë energjinë nga jashtë këta hajdutë se sa Furnizuesi i Tregut të Lirë ua ble prodhuesve vendas të energjisë.

Ilir Meta Kryetari i Partisë së Lirisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.