Këngëtarja Greta Koçi feston sot ditëlindjen dhe e dini sa vjeç mbush? Nëse u bëtë kuriozë, po jua tregojmë. Greta ka lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe sot mbush plot 30 vjeç!

E në këtë përvjetor të shënuar edhe urimet kanë qenë po aq speciale për këngëtaren. E para që e uroi publikisht ishte motra e saj, Eni Koçi.

Kjo e fundit ndau në InstaStory një foto me Gretën, për të cilën përzgjodhi fjalët më të ngrohta.

“Motrës time të ëmbël dhe të bukur, gëzuar ditëlindjen! Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time. Uroj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të qeshur sepse ti meriton çdo të mirë. Gëzuar ditëlindjen motra dhe shoqja ime më e mirë. Të dua!”- shkruan Eni.

Greta Koçi ka kohë që po qëndron larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk ka preferuar të japë detaje për jetën e saj private dhe lajmet për të janë shumë të rralla. Mirëpo së fundmi është mësuar se Greta ka gjetur dashurinë dhe madje e ka zyrtarizuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here