Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Enrique Iglesias kthen sheshin “Skënderbej” në kantier ndërtimi, nis puna me skenën më të madhe në Shqipëri

21:40 / June 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iglies
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sheshi “Skënderbej” ka marrë pamjen e një kantieri të madh ndërtimi: skena për koncertin e Enrique Iglesias ka nisur të ndërtohet dhe do të jetë skena më e madhe që është ngritur në Shqipëri deri tani.

Stafi i këngëtarit ka mbërritur tashme për të nisur punën me ritme të shpejta për koncertin e 30 qershorit ndërsa 19 kamione kanë ardhur nga Turqia, Italia, Hollanda.

Backstage Global dhe Live janë organizatoret e eventit të madh në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, që e futur këtë koncert në listën e eventeve të “Javë/ Ndërkombëtare të Kulturës Spanjolle”.

Artisti spanjoll do të këndojë LIVE hitet e tij në një koncert madhështor për gjithë adhuruesit e ritmeve latine dhe do te shoqërohet nga banda e tij dhe grupi i baletit, duke premtuar nje natë super të zjarrtë. Shitja e biletave vijon në www.backstage.al dhe në sportelin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could i have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack”  e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë më të shitur në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billbord si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave.

iglesias kantier skenen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja, Iglesias e Cubarsi i kundërpërgjigjen deklaratës skandaloze të Rajoy: Multikulturalizmi francez është një burim

23:03 / July 13, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.