Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Epidemiologu i njohur nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj se çfarë fshihet pas vdekjeve të shumta ditëve të fundit nga koronavirusi në Shqipëri

16:07 / June 28, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
COVID 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Epidemiologu Ilir Alimehmeti dyshon se mungesa e transparencës nga qeveria synon të mbulojë faktin se po infektohen me virus njerëzit që janë shtruar në spital për sëmundje të tjera të rënda dhe në fund raportohet se sëmundje primare ishte koronavirus por gjendja u rëndua për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese ndërsa e vërteta qëndron ndryshe.

Ai bën një krahasim edhe me SHBA ku po ashtu është rritur numri i të infektuarve por jo i viktimave prej pandemisë dhe ngre dyshime mbi këtë fakt.

Reagimi i mjekut

Kurrë mos i beso përshtypjeve të përgjithshme, biri im, por përqendrohu mbi detajet.”
Cit. Arthur Conan Doyle

Miqtë e mi!

U bënë disa javë me raste të shtuara dhe fatkeqësisht edhe humbje jete në Shqipëri!

Çfarë po ndodh?

U “egërsua” virusi?
Po vjen vala e dytë?Përgjigjet për të dyja pyetjet janë JO!

Le të përqendrohemi mbi disa detaje.

Të gjithë ju keni vënë dëgjuar në media, që aq shumë i ndiqni, që SHBA ka regjistruar dy ditë rresht rekorde në raste të reja!

Gjithashtu keni dëgjuar që kjo gjë ndodh për shkak të protestave të zhvilluara atje. Mendojeni vetë! Në SHBA ka 330 milionë banorë, sa mendoni ju që kanë dalë nëpër protesta? Një fraksion krejtësisht i pallogaritshëm i këtij numri.

Mirëpo në SHBA shifrat e vdekjeve janë në nivele rënie të vazhdueshme, siç mund të shihet qartësisht në grafik.

Pse po ndodh kjo? Për shumë arsye:

Janë shtuar numrat e të testuarve.
Po ekzaminohen shumë persona të rinj dhe pa sëmundje, që edhe pse dalin pozitivë nuk do të kenë asnjë problem.

Është përmirësuar protokolli i trajtimit, duke shtuar mjekime që funksionojnë me të vërtetë dhe duke hequr barna të dëmshme si klorokina.

Ngarkesa virale është më e ulët në tamponet që rezultojnë pozitive.

Të gjitha këto të dhëna shkojnë në linjë me paradoksin ndërmjet kurbës së rasteve të reja dhe kurbës së vdekjeve.

Nga ana tjetër duhet të themi, që për siguri duhet të presim edhe rreth 5-10 ditë, pasi siç e dimë nga zbulimi deri në vdekje nevojiten disa ditë.

Mirëpo cfarë po ndodh në Shqipëri?

Së pari kujtoj që ligji i numrave të vegjël lejon variacione statistikore të gjera dhe si rrjedhojë alteron perceptimet.

Po të vëreni me kujdes kurbat shqiptare të rasteve të reja dhe të vdekjeve do të vini re se rastet shoqërohen pothuajse menjëherë me vdekje, pra nuk qëndron ajo pritja me 5-10 ditë që u tha më lart.

Pse kjo çudi shqiptare?

Mundësia më e madhe është se shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në pacientë spitalorë të shtruar me sëmundje të tjera të rënda.

Si rrjedhojë, koha ndërmjet tamponit pozitiv dhe vdekjes është më e shkurtër se sa mund të pritej pasi pacienti është në gjendje të rëndë që në fillim nga sëmundjet e mëparshme, pa lidhje me COVID-19.

Kujtoj se nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi numrin total të pacientëve të infektuar nëpër spitale dhe ecurinë e tyre. Të dhënat që kemi janë përmes kolegëve mjekë dhe burimeve mediatike.

Tjetra mundësi, më pak e mundshme, është se këta pacientë janë testuar vonë gjatë ecurisë së sëmundjes, si rrjedhojë nuk kanë pasur mundësi për trajtim sa më herët.

Kjo është arsyeja pse nevojiten sa më shumë testime, që pacientët të zbulohen sa më herët dhe të trajtohen sa më shpejt.

Tjetër element: në Shqipëri nuk janë dhënë kurrë të dhëna mbi nivelin e ngarkesës virale në tampone. Si rrjedhojë, nuk mund t’i analizojmë këto të dhëna.

Kështu që miqtë e mi, mos lini zhurmën t’ju çorientojë, por përqendrohuni te sinjali i vërtetë.

Në nivel komunitar, rastet e reja po shtohen, si në SHBA! Gjithashtu, edhe vdekjet në nivel komunitar nuk kanë rritje, si në SHBA! Rritja është në nivel spitalor.

Ndërkohë, patjetër mundohuni të mbani distanca fizike dhe ruani higjienën.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.