Prej disa kohesh është përfolur se Era dhe Nora do vijnë me një bashkëpunim i cili është i pari mes dy motrave të njohura. Madje dy muaj më parë Era zbuloi edhe pamje nga xhirimet e videoklipit.
Bashkëpunëtorët e Erës dhe Norës konfirmuan këtë bashkëpunim ndërsa ditën e sotme ka folur vetë këngëtarja. Era është rikthyer në Prishtinë për xhirimet e fundit të klipit dhe në videot e postuara në Instastory shprehet se projekti do t’ju pëlqejë shumë.
“E di që jeni duke pritur prej shumë kohësh klipin me Norën. Nesër kemi xhirimet e fundit dhe mezi po pres me dal. Do ta pëlqeni shumë”, shprehet Era.