Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Erdhën për pushime nga Franca, zhduket çifti në portin e Durrësit, familjari tronditet nga informacioni që i jep fqinja

18:05 / September 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia cift
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vëllai i Agimit, Skënderi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aleksandra thanë për emisionin ’Pa Gjurmë’ se Agim dhe Xhevrie Binçen kishin mbërritur në Shqipëri në gusht të vitit 2018 për të kaluar disa muaj pushime në vendlindje, si dhe për të takuar të afërmit e tyre në Tiranë. Të pajisur me dokumenta të rregullta, ata jetonin prej 20 vitesh në Lion të Francës dhe nuk kishin fëmijë. Çifti qëndroi në Shqipëri deri në fillim të tetorit të po atij viti, kohë në të cilën ata do të ktheheshin sërish në Francë. Skënderi thotë se me të vëllanë u ndanë paqësisht dhe se ata nuk kishin shfaqur ndonjë shqetësim, përveçse kishin disa probleme me shëndetin e tyre.

Para se të ndahej Agimi i kishte lënë në dorë një letër, ku shkruhej kjo adresë: W3RUE PHILIPPE FABIA 8EM LION 69008 FRANCE, vend ku ata banonin në Lion. Por që nga ndarja me të vëllanë, në portin e Durrësit kur edhe e përcolli për herë të fundit humbi çdo kontakt me të. Skënderi i telefonoi disa orë më pas, për t’u siguruar nëse e kishte kaluar kufirin apo jo, por telefonat e të dyve rezultuan të fikur. Sakaq burrë e grua ishin zhdukur.

“Në 2018 Agimi dhe Xhevrije kanë ardhur në Shqipëri për pushime. Herën e fundit u takuam në shtëpi, dilnim bashkë dhe konsumonim kafe. Erdhi dita që ato do të iknin në Francë, ndërsa ne në Itali. U takuam në portin e Durrësit dhe qëndruam pak dhe më pas u ndamë. Ato u larguan me tragete të ndryshme, por që nga ai moment nuk dihet asgjë më për fatin e të dyve. Gjendja e Agimit nuk ishte e mirë sepse rrinte tek shkallët dhe nuk lejonte askënd që të hynte brenda. Edhe bashkëshortja me probleme ishte. Ata vinin çdo vit në Tiranë.”

Pas një viti, Skënderi dhe bashkëshortja e tij Aleksandra vendosën të udhëtojnë drejt Francës në adresën ku ata jetonin në Lion. Fatkeqësisht askush nuk e hapi derën. Ata pyetën fqinjët e tyre, ku këta të fundit i pohuan se Agimi dhe Xhevrija ishin larguar nga banesa disa muaj më parë.

“U nisëm në Francë pas humbjes së tyre dhe shkoj tek e njëjta adresë. Askush nuk e hapi derën. Fqinjët na treguan se kishte 6 muaj që kishin ikur në Shqipëri. Ne u shokuam, se ata nuk kanë mbërritur në familje. Fqinja na dërgoi në polici, por atje nuk ndodhej shefi. Fqinja na tha që të largoheshim dhe të mbeteshim në kontakt, do të na ndihmonte. Ne u larguam, por ajo nuk na e hapi më telefonin.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.