Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Erdhi nga Dubai, goditi gazetarin Qynon dhe “u zhduk”, Gjykata e Tiranës cakton dy masa sigurie për gruan e Florenc Çapjas

13:00 / August 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qynon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Goditja ndaj gazetarit të kronikës Elton Qyno, i ka kushtuar me  ndalim të daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje gruas së Florenc Çapjas. Gjykata e Tiranës mësohet se ka caktuar 2 masa sigurimi personale ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, për të cilën po vijojnë aktualisht hetimet penale nga prokuroria e kryeqytetit, pasi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Po ashtu raportohet se masat e sigurisë të caktuara ndaj Rozalinda Nallbatit janë vendosur në mungesës të saj  pasi kjo e fundit që prej datës 30 Korrik 2026, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, e deir më tani nuk është lokalizuar ende.

Megjithatë, vendimi i gjykatës së Tiranës mësohet se është nisur për ekzekutim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe një kopje i është përcjellë dhe zyrës së Interpolit, me qëllim vendosjen e shënimit të “Njoftimit të Kuq”  Nallbatin.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Rosela Nallbati është bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja është dënuar gjithashtu nga Gjykata e Posaçme për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

Ndërkohë mësohet se kjo nuk është hera e parë që gazetari Elton Qyno përballet me kërcënime. Pretendohet se më herët ai është kërcënuar përmes aplikacioneve online nga Rosela Nallbati, e cila raportohet se qëndron si rezidente në Dubai.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin e Rosela Nallbatit. Aktualisht, ndaj saj janë vendosur dy masa sigurimi dhe paralelisht me to, ka nisur dhe një çështje penale në prokurori për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.

Dubai elton qynon Gjykata mase sigurie tiranes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.