Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Erdogan bën thirrje për rivotim në Stamboll

20:48 / May 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sërish këtë të shtunë që fitorja në zgjedhjet lokale e opozitës në Stamboll të deklarohet e pavlefshme dhe të riorganizohen zgjedhje të reja, duke shtuar kështu presionin ndaj autoriteteve zgjedhore të vendit.

“Ka pasur manipulime, ka pasur raste korrupsioni. E gjitha kjo është e qartë dhe e pakundërshtueshme. Ejani të shkojmë sërish te populli dhe ju siguroj se ne do të pranojmë atë që do të vendosë populli. Kaq e thjeshtë është”, tha Erdogan.

“Qartësisht ka pasur parregullsi dhe raste korrupsioni”, tha Erdogan në një fjalim të mbajtur në një takim të krerëve të biznesit. “Nëse Këshilli i Lartë Zgjedhor mund të davarisë gjithë këto telashe, atëherë kjo do të lehtësonte ndërgjegjen e qytetarëve tanë”, shtoi ai.

Trupa zgjedhore, e njohur edhe si “YSK” (KQZ-ja e Turqisë), pritet të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kërkesën e partisë “AKP” të Erdoganit për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve lokale të 31 marsit, të cilat u humbën nga partia në pushtet në Stamboll, e ku kandidati i opozitës Ekrem Imamoglou u zgjodh kryebashkiak me një diferencë tejet të vogël votash.

Rinumërime të pjesshme zgjedhore në disa lokalitete të tjera kanë konfirmuar rezultatet fillestare në Ankara dhe Stamboll, duke detyruar partinë kryesore të opozitës CHP që ta quajë Erdoganin “një humbës i keq”, i cili po kërkon të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin mbi “kryeqytetin” ekonomik të vendit.

Erdogan tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.