Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan bie dakord me Putin, zgjat marrëveshjen për drithërat

17:58 / July 14, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ikk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka arritur pajtim me presidentin rus, Vlaidmir Putin, që të zgjatet marrëveshja për drithërat.

Kjo marrëveshje, që skadon më 17 korrik, mundëson eksportin e drithërave nga portet në Detin e Zi të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët, Erdogan tha më 14 korrik se ka shpresë që marrëveshja të zgjatet.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Një ditë më herët, Komisioni Evropian tha se po ndihmon OKB-në dhe Turqinë që të zgjasin marrëveshjen dhe janë duke shqyrtuar “të gjitha mundësitë” në këtë drejtim.

Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen. Ajo ka paraqitur një sërë kërkesash, sikurse heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve bujqësore ruse dhe lidhjen e Bankës Bujqësore ruse në sistemin e pagesave SWIFT. Më herët gjatë javës, në përpjekje për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave, OKB i ofroi qasje Rusisë në sistemin SWIFT.

Marrëveshja për drithërat ka mundësuar lehtësimin e krizës globale ushqimore, që u përkeqësua pas bllokimit të porteve ukrainase për shkak të luftës.

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë./ REL

Erdogan putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.