Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan: Do merren masa nëse shpërndani përmbajtje që dëmtojnë vlerat e vendit

21:10 / January 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan kërcënoi mediat e vendit me pasoja nëse shpërndajnë përmbajtje që sipas tij “dëmtojnë vlerat thelbësore të vendit”, në një lëvizje që mund të nënkuptojë censurë të mëtejshme ndaj lirisë së shtypit.

Në një njoftim botuar në Gazetën Zyrtare, ai tha se duheshin marrë masa për të mbrojtur “kulturën kombëtare” të Turqisë dhe për të mos lejuar që fëmijët “të ndikohen negativisht si rezultat i ekspozimit ndaj përmbajtjeve të dëmshme në të gjitha mediat e shkruara dhe audio-vizuale.”

Zoti Erdogan nuk dha detaje konkrete se çfarë do të përmbënte përmbajtje e dëmshme, por tha se do të ndërmerren veprime ligjore kundër “aktiviteteve të hapura ose të fshehta përmes mediave që synojnë të minojnë vlerat tona kombëtare dhe morale dhe të prishin strukturën tonë familjare dhe shoqërore.”

Preidenti Erdogan është në pushtet prej afro 20 vjetësh dhe shpesh ka kritikuar përmbajtje në media që është në kundërshtim me vlerat konservatore islamiste të përkrahura nga Partia e tij AK.

Vitet e fundit, Turqia ka ndërmarrë gjithashtu masa për të shtuar mbikëqyrjen ndaj medias. Rreth 90% e mediave kryesore janë tani në pronësi të shtetit ose entiteteve pranë qeverisë.

Aleatë dhe kritikët perëndimorë të Turqisë kanë thënë se zoti Erdogan shfrytëzoi një përpjekje të dështuar për grusht shteti të vitit 2016 për të shtypur kundërshtarët dhe për të tkurrur të drejtat e njeriut dhe tolerancën.

demtojne Erdogan shperndani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.