Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan: Izraeli po bën masakër në Gaza

13:46 / October 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan 1 770x441 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, thotë se se përgjigja me raketa ndaj Hamasit ka devijuar në një masakër mbi civilët. Në një takim të grupit parlamentar të partisë AK, Erdogan kritikoi bombardimin pa mëshirë të Gazës, duke thënë se lufta duhet të ketë një moral

”Ne besojmë se lufta ka edhe një moral. Ne kundërshtojmë vrasjen e civilëve në territorin izraelit. Ne kurrë nuk e pranojmë vrasjen e të pafajshmëve në Gaza. Një konflikt i kryer duke i ndërprerë ujin, rrymën elektrike, hyrjet dhe daljet e një qyteti, shembjen e infrastrukturës së tij, prishjen e të gjitha objekteve të adhurimit, nga xhamitë te kishat dhe shkatërrimin e ndërtesave në të cilat jetojnë civilët me bomba, nuk është një luftë, por një masakër”,-tha Erdogan.

Po ashtu Erdogan këmbënguli se nëse sulmet në Gaza vijojnë me masakër mbi civilët, atëherë Izraeli do të vendoset në një vend të padëshiruar, duke u trajtuar nga ndërkombëtarët si një organizatë dhe jo shtet.

“Sulmet ndaj Gazës mund ta shtyjnë Izraelin në një pozicion të papritur në sytë e opinionit publik botëror. Vrasja e qëllimshme e civilëve dhe bllokimi i ilaçeve që dërgohen me ndihmat humanitare mund të jenë reflekse të një organizate, jo të një shteti. Izraeli nuk duhet të harrojë se nëse vepron si një organizatë dhe jo si një shtet, ai përfundimisht do të fillojë të trajtohet si një organizatë. Ne jemi të gatshëm të parandalojmë thellimin e konfliktit. Ftojmë palët të vetëpërmbahen.”

Rexhep Taip Erdogan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.