Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan takon Putin, flasin për situatën në Siri

16:38 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdog
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rexhep Tajip Erdogan është në Moskë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, të fokusuar tek situata komplekse e Sirisë, ndërkohë që konflikti 8 vjeçar ka nisur të zbutet e aktorë të ndryshëm, përfshirë grupet e armatosura në terren, po kërkojnë kontroll territoresh.

Tre janë çështjet ku do të përqendrohet presidenti turk: Krijimi i një zone sigurie në veri të Sirisë, në lindje të lumit Eufrat, një operacion i mundshëm i trupave turke në Manbidxh dhe rritja e ndikimit të islamistëve të afërt me Al-Kaedën në Idlib.

Që të treja e kane një të përbashkët: njësitë kurde YPG, të cilat Ankaraja i konsideron zgjatim të grupit militant kurd PKK, kryesuesi i listës së saj të organizatave terroriste. YPG-të janë grupimet paraushtarake të mbështetura nga Ëashington në luftën kundër shtetit islamik, përkrahje kjo të cilën Ankaraja nuk e pa kurrë me sy të mirë.

Turqia kërkon krijimin e një zone të sigurte prej 32 kilometrash në kufirin e saj me rajonin sirian ku zhvillohen luftime, me qëllimin që aty të kthehen refugjatët sirianë të ndodhur aktualisht në territorin turk.

Ankaraja kërkon ta kontrollojë vetë këtë zonë, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Moskës duke pasur parasysh qëndrimin e Rusisë sipas të cilit regjimi i Asadit duhet të fitojë kontrollin në të gjithë rajonet e Sirisë.

putin Siri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.