Erik Lloshi ka vendosur që të shpreh në një formë të veçantë dashurinë e pamatë për nënën e tij. Këngëtari i njohur ka publikuar një foto në Instagram dhe sytë e të gjithëve kanë shkuar te parakrahu i Erikut dhe gërmat e hedhura në të.
“Jeton dikush në këtë botë që të do më shumë se veten. Ajo është nëna!”, është tatuazhi që artisti ka “gdhendur” në krahun e tij.
Tatuazhi i zgjedhur nga Eriku ëhstë pëlqyer shumë nga miqtë dhe fansat e tij në Instagram.