Deputeti i PS-së, Erion Braçe i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili për kritikët e paketës fiskale për bujqësinë tha se janë të keqinformuar dhe ‘out’.
Braçe thotë se as është i keqinformuar dhe as nuk keqinformon, ndërsa sjell edhe një shembull konkret për të shpjeguar ndikimin e kësaj pakete në bujqësi.
Postimi i plotë i Braçes
UNE NUK KEQINFORMOHEM!
UNE NUK KEQINFORMOJ,
AS ME QELLIM POLITIK,
AS ME QELLIM EKONOMIK APO PERFITIMI PERSONAL!
PER BUJQIT, PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PERPUNIMIN-BRENDA VENDIT, EKSPORTIN, them.
Ndaj po marr persiper ta spjegoj;
Qe bujku te prodhoj, duhet qe ta shese, te siguroj te ardhura per te prodhuar perseri dhe me shume e per te jetuar;
Qe bujku te shese duhet qe BLERESI, grumbullues apo perpunues, supermarket, te kete interes, pra te fitoj edhe ai ose minimumi te mos humbase para; NESE HUMB PARA, PSE TE BLEJ?!
SKEMA 6% NE BLERJE DHE 20% NE SHITJE FUNKSIONON KESHTU:
BUJKU ka prodhuar e do te shese 1 kg DOMATE, CMIMI 500 LEKE (te vjetra);
BLERESI qe eshte GRUMBULLUES ose PERPUNUES, ble 1 kg domate me cmim 500 leke;
BLERESI ka detyrim ligjor te autofaturoje blerjen me 6% tek bujku:
471.5 (vlere e tatueshme)+28.5 (Tvsh 6%)=500 leke.
BLERESI do dal te SHESE, pasi shton vleren e 1 kg domate nga 500 ne 650 leke.
BLERESI tani si SHITES, shet me 20% TVSH, pra i paguan qeverise/tatimeve, 20% te vleres ne shitje:
20% e 650 lekeve=108.3 leke TVSH.
Pra:
BLERESI NGA BUJKU (grumbullues, shites, perpunues, shites), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 leke;
BLERESI SI SHITES (grumbullues, perpunues), paguan tek Qeveria 20%=108.3 leke.
LLOGARIA SHUME E QARTE:
108.3-28.5=79.8 LEKE!
BLERESI NGA BUJKU, KUR I BLE PRODHIMIN BJJKUT,
HUUUUUUMBEEEEEET 79.8 LEKE PER NJE KILOGRAM DOMATE!
Me SKEMEN E RE 0 NE BLERJE E 20% NE SHITJE, BLERESI NGA BUJKU,
HUUUUUUUUMBEEEEEET 108.3 LEKE!
Tani pyetje kam:
PERSE DUHET TE BLEJ UNE NGA BUJKU KUR HUMBAS PARA? PERSE?
NESE UNE NUK BLEJ SEPSE HUMBAS PARA DERI NE 16% TE 500 LEKESHIT TE NJE KG DOMATE, PERSE DUHET TE PRODHOJ BUJKU? CILI IDIOT APO BAMEMIRES DO JA BLEJ PRODHIMIN?
Askush!
Kaq e thjeshte eshte.
Te gjithe kemi shqetesimin e prodhuesit, une, ministrja, kryeministri;
POR SHQETESIMI NUK ZGJIDHET DUKE THELLUAR DEMIN, PRA DUKE THELLUAR HUMBJEN E BLERESIT, SHKATERRUAR INTERESIN E TIJ PER TE BLERE NGA BUJKU, PER PASOJE PRODHIMIN E PASHITUR NGA BUJKU!
Ato qe kerkohen nuk jane para me shume;
Kerkohet BARAZIMI I TVSH ne blerje e ne shitje si kudo ne kete vend, kudo jashte ketij vend; SIC TEK PESHKIMI XHANEM!
