Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Braçe “nuk ndalet”: Doni punëtorë? Rrisni pagat!

09:43 / September 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish zv/kryeministri, Erion Braçe vijon të postojë në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me çështje që i konsideron të rëndësishme. Këtë herë, Braçe ka prekur pjesën e pagës së punonjësve dhe kushtet e punës në të cilat ata punojnë. Në postimin e tij ish zv.kryeministri ka thënë se arsyeja përse nuk ka punëtorë janë pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës.

Sipas tij, këto janë nevoja emergjente dhe duhet të rregulloheshin menjëherë duke shtuar në fund të postimit të tij se kjo ishte çështje e partisë Socialiste.

Psotimi i Plote nga Erion Brace

PUNETOR KERKONI?
RRITINI RROGAT DHE DO I KENI!
VENDOSNI PRAG TE RRI MINIMAL TAKSIMI, SHKALLE TE RE PROGRESIVITETI DHE KENI MBROJTUR TE ARDHURAT E TYRE!
PANDEMIA nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;
Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.
Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!
Kush ankohet se nuk gjen punetore,
TE RRISE RROGAT E TYRE DHE DO I KETE!
Shihini tabelat e INSTAT ne fotot 2 dhe 3;
Në tremujorin e dytë të këtij viti,
paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë.
Por, shumica derrmuese e punetoreve ne sektoret me punesim masiv-bujqesi, industri, ndertim, tregeti, transport, sherbime hotelerie e ushqimi, kane nje rroge me te vogel se rroga mesatare mujore;
Me e keqja, edhe sipas grup profesioneve, perseri ne secilin prej sektoreve, punetoret paguhen me rroga nen mesataren mujore:
Bujqesia paguan nje rroge mesatare mujore prej 35. 887 leke, Industria 48. 093 leke, Ndertimi 42. 505 leke, Tregetia, Transporti, Sherbimet etj 43. 034 leke.
Me e keqja akoma eshte se tatimi progresiv mbi rrogat nis qe me rrogen 30. 001 leke.
Me e keqja fare eshte se keto rroga paguhen edhe ne sektore me norma fitimi te larta sic NDERTIMI, me cmime ne rritje dhe jo per shkak te punetoreve!
Dite me pare, me hyrjen e masave te reja ne kufij, degjova punetoret shqiptare ne sektorin e ndertimit ne Malin e Zi se paguheshin me 20 euro/dita.
Shiheni me sa paguhet i njejti punetori ketu;
Ndaj nuk gjeni punetore.
RRITINI RROGAT, PERMIRESOJINI KUSHTET E PUNES!
Ne duhet te rrisim rrogen minimale, te vendosim nivelin e ri minimal te tatueshem e shkallet e reja te tatimit progresiv per te mbrojtur punetoret dhe shtresen e mesme;
40 MIJE LEKE DHE TANI!
Kjo eshte ceshtje e PSSH…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.