Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë në lidhje me shtrenjtimin e çmimit të bukës, karburanteve si edhe pritshmërinë për krizën energjetike në vend, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me tregun ndërkombëtar, por lidhet me abuzimin e të majtëve.
Duke iu referuar protagonizmit të beftë në rrjetet sociale të ish-zv.kryeministrit Erjon Braçe, Basha tha se është pikërisht ky person që ka firmosur koncensionet me kosto te frikshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook.
Lidhur me këto akuza ka reaguar Braçe. Ai ka publikuar një foto, kur Basha ishte ministër i Brendshëm ku i doli për zot pushkatimeve të 21 janarit.
Erion Braçe shkruan:

