Në emisionin “Open” mbrëmjen e djesh e temë debati ishte arrestimi i ish-drejtorit Thoma Gëllçi nga SPAK për dyshime me tenderat në kanalin e krijuar nga RTSH-ja.
Moderatorja Eni Vasili gjatë komenteve të saj ndër të tjera tha se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH-Agro”.
Ky koment i moderatores ka sjellë reagimin e ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan atë “kazetare” e cila nuk ka idenë se çbëhet në vend se nuk konsumon gjera shqiptare.
“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në TV publik ëe bëjë një kanal që ta shohësh ti;
Ka njerëz që nuk rrojnë në gotë luksi, por në fusha, punojnë aty, prodhojnë aty! E di, janë ndryshe nga Pështyhen, po ja që ka dhe bujq në këtë vend!
Shoqja kazetare, po të blesh çdo gjë që ha në Conad, pra nga Italia, as e ke idenë se çfarë prodhohet këtu, në Shqipëri, në fshat, si ushqim natyrisht!
Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mijë lekë në vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla të bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 lekë në vit”- shkruan Braçe
