Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Braçe sulmon Ballën: Bllokoi ligjin për bujqit, reflekton padituri dhe ligësi 

15:41 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1669817882 page
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamentit të tij që propozoi në Kuvend.

Braçe thekson se amendamenti i paraqitur prej tij vendoste rregull në treg dhe garantonte bujqit për paratë e mallit të tyre. Sipas Braçes që prej muajit qershor, propozimi i tij është bllokuar në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përse? Sepse tamam ai ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj?’- shkruan Braçe me ironi. Ndërkohë më tej deputeti socialist shkruan se pa asnjë efekt në buxhetin e shtetit, të propozosh që bujqit të marrin paratë e mallit të shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, qenka kundër qeverisë dhe kundër Partisë Socialiste?!

‘Të enjte urdhëroi votim kundër një ndihme të vogël e konkrete për blegtorët, punën e tyre, thjesht pse propozimi i imi; një urdhër që reflekton padituri, ligësi, smirë, që gëlojnë mes atyre që urdhërin e kanë instrument fuqie, pushteti.’- shkruan Braçe.

Deputeti socialist shkruan se ai prej kohësh ka bllokuar një rregullim që ndihmon e garanton bujqit të marrin paratë e punës se mundit të tyre, tërësisht në mënyrë të paligjshme. Në fund të shkrimit Braçe shkruan se tashmë ‘duhet të kërkojë punë tjetër’.

E veçanta e votimit ishte se amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita dhe ishte mazhoranca ajo që e rrëzoi. Nga socialistët pro amendamentit ka votuar vetëm deputeti e PS-së Fatmir Xhafaj, si dhe deputetët e opozitës. Ndërsa Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi kanë abstenuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.